Investimet e fundit në panele nga Eco Energia – 27 Dhjetor 2021

Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus është ndalur të hënën tek  Kompania e instalimit të impianteve fotovoltaike Eco Energia.

E ndërsa 11 shoqata të biznesit kanë ngritur shqetësimin për rritjen e mundshme të energjisë elektrike për bizneset e mëdha, Kompania Eco Energia na prezanton me një nga mënyrat e prodhimit vetë të energjisë për cdo kompani dhe qytetar, që është ajo me anë të diellit.

Eco Energia ka sjellë në Shqipëri për herë të parë metodën e prodhimit të energjisë me anë të impianteve fotovoltaike. Në vendin tonë Eco Energjia ka instaluar vepra prej 7 vitesh ndërsa në rajon kjo kompani operon nga viti 2006. Në emision sillen raste konkrete se si vetë sipërmarrësit e bizneseve të mëdha flasin për benefitet e investimeve të kryera me Eco Energia .

Vetë Presidenti i Kompanisë Z. Rako Paja tha se nuk ka tolerancë me cilësinë, dhe se Eco Energia jep garanci deri në 25 vite për investimet që kryen.

Pas lajmërimit të krizës energjitike ka patur fluks kërksash për këto investime si nga qytetarët ashtu edhe bizneset.

Një nga problemet që kërkon zgjidhje sipas instalatorëve është matja e prodhimit të energjisë së paneleve, e cila propozohet të bëhet një herë në vit dhe jo cdo muaj.

Fafa Resorts një nga komplekset më të mëdha turistike në zonën e Durrësit ka zgjedhur kompaninë Eco Energjia për të gjitha njësitë akomoduese ku ka vendosur panele dhe po mendon  një shtrirje të mëtejshme. Presidenti grupit Fafa Resorts e konsideron si një nga investimet e duhura pasi ka arritu të ulë shpenzimet e faturave në masën 70%.

Edhe z. Petro Beqiri Ceo I Pofix ka zgjedhur kompaninë Eco Energia. Për Pro Business ai thotë se raporti çmim cilësi  është shumë i mire ndaj ka bërë këtë përzgjedhje.

Po ashtu  kompania gjigande Migoblind ka  zgjedhur  kompaninë eco energia. Sipas Z.Hoxha janë instaluar  50 Kë që mbulon rreth  80% të nevojave.

Hoxha gjithashtu bën thirrje që të ketë rregullim në ligj për ceshtjen e matjes  së bilancit.

Ndërkohë një tjetër sipërmarrës , Xhevdet Çela nga pasticeri Freskia Kavajë kërkon që të krijohet mundësia e instalimit të paneleve fotovoltaike në sipërfaqe larg objekteve në rastet kur nuk ka mundësi vendosje në tarracë.

Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!