Shërbimet

AR Eco Energjia
banner3

Furnizuesit

AR Eco Energjia ofron një gamë të gjerë të sherbimeve në sektorin e energjisë së rinovueshme, duke përfshirë instalimin dhe mbajtjen e paneleve fotovoltaike në të gjithë rajonet. Ne përdorim teknologji moderne dhe paisje të cilat janë importuar nga vendet kryesore në këtë fushë, duke përfshirë Gjermaninë, Amerikën, Italinë, Spanjën, Austriën, Kinën, dhe të tjerë. Përveç kësaj, ne jemi të përkushtuar në gjetjen dhe përdorimin e teknologjive dhe materialeve më të mira në treg, duke siguruar kështu cilësi të lartë dhe efikasitet në instalimet tona.

 

Në krye të këtyre shërbimeve është angazhimi ynë për partneritet të qëndrueshëm dhe për të siguruar garanci konkurruese dhe çmime të drejta në tregun rajonal dhe kombëtar në Shqipëri. Duke mbajtur një vëmendje të vazhdueshme në zhvillimet e tregut të energjisë fotovoltaike, ne monitorojmë dhe ndjekim avancimet në teknologji dhe inovacione për të siguruar që klientët tanë të përfitojnë nga zgjidhjet më të fundit dhe më efikase në prodhimin e energjisë së gjelbër. Me një përqendrim të veçantë në cilësinë dhe performancën e produkteve tona, ne ofrojmë një përvojë të plotë dhe të besueshme për klientët tanë në çdo projekt të tyre të energjisë së rinovueshme.

KONSULENCË FALAS

AR Eco Energjia ofron konsulencë falas duke pergatitur një projekt i cili iu pershtatet nevojave tuaja specifike.

INSTALIM DHE KONFIGURIM

Instalim dhe konfigurim nga staf i kualifikuar dhe inxhinier ekspertë.

MIRËMBAJTJE PERIODIKE

Pastrim dhe inspektim periodik i impiantit tuaj me paisje profesionale dhe specifike për impiantet fotovoltaike.

Konsulencë Teknike

AR Eco Energjia ofron një shërbim konsulencë FALAS për çdo individ apo biznes i cili është i interesuar të instalojë një impiant fotovoltaik. Për këtë shërbim AR Eco Energjia ka vendosur në dispozicionin tuaj një inxhinier ekspert për të llogaritur impiantin më të përshtatshëm për ju apo biznesin tuaj.

Konsulencë Financiare

Një impiant fotovoltaik duhet të ketë një kthim investimi sa më të shpejtë. AR Eco Energjia ju ofron një analizë të detajuar financiare të investimit tuaj dhe ju ndihmon të bëni investimin e duhur.

Instalim

AR Eco Energjia ka formuar një grup pune profesional të përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin e strukturave metalike dhe instalimin e paneleve fotovoltaike.

Konfigurim

Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. Inxhinierët e AR Eco Energjia janë të çertifikuar për këtë shërbim nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të inverterave.

Pastrim profesional

AR Eco Energjia kryen pastrime profesionale të paneleve fotovoltaike me pajisje të specializuara për këtë funksion, të cilat nuk e dëmtojnë xhamin e paneleve diellore.

Kontroll teknik

AR Eco Energjia kryen kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore me dron me kamera termike për probleme të mundshme dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme.

99%

Saktësi

Puna që bëjmë është pasioni ynë. Punojmë që ju të keni shpejtësi, thjeshtësi në përdorim dhe kenaqësi maksimale

99%

Efikasitet

Do të keni rritje në cfarë bëni, me ekspertizën tonë dhe pasionin për punën që bëjme ndaj jush

100%

Siguri

Cdo produkt dhe shërbim që kemi pararojë është siguria në instalim dhe perdorim vetjak, absolut!

100%

Garanci

Thjeshtësia në perdorim, është një nga synimet tona madhore. Me ne nuk do të jeni kurrë vetëm

Dëshironi të na kontaktoni?