Rama thirrje për pajisjen me panele fotovoltaike, Eco Energia garanton furnizim

Ditën e sotme Kryeministri i vendit Z. Edi Rama ishte pjesë e një takimi me importuesit, eksportuesit dhe furnizuesit e produkteve ushqimore, ku u diskutua për krizën energjitike në botë dhe Shqipëri.

Ai u bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve të hedhin sytë nga vetëprodhimi i energjisë elektrike me panele fotovoltaike, si zgjidhje për përballimin e krizës, duke garantuar dhe mbështetjen nga vetë qeveria.

“Gjërat janë çdo ditë dhe më keq në pasqyrën e përgjithshme të furnizimit me energji. Të gjitha vendet po gjenden në një situatë krejt të parashikuar rritje të vazhdueshme të çmimeve të energjisë. Nga ana tjetër problemi themelor nuk është thjesht rritja e kostove por mundësia e mungesës së energjisë që të dalësh në treg dhe mos ta gjesh. Kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë absolutisht bazë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë, mosarritjen e çmimit të energjisë për të gjithë familjarët dhe biznesin e vogël. Ndërkohë që për pjesën tjetër duke qenë se prej kohësh kemi në marrëdhënie të tregut të lirë, aty është një diskutim tjetër. E para, që bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin elektroenergjetik shqiptar se kjo pastaj për kohën që jemi është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin për futjen në rrjet të çdo pjese të energjisë që nuk konsumohet. Ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët nëse familjet në një pallat do duan të investojnë për të vendosur panele diellore për përdorimin e tyre për ujin e ngrohtë, dhe njëkohësisht për bizneset nëse do duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre. Problemi i shkëmbimit aty është mundësia për ta pasur ditën dhe pamundësia për ta pasur natën. Ky është njëri aspekt dhe kjo nuk ka lidhje me krizën, nuk ka lidhje me luftën”. – tha Kryeministri Rama.