02 May Rëndësia e Paneleve Fotovoltaike
Me një pozicion të favorshëm gjeografik në pellgun e detit Mesdhe,Shqipëria ka kushte klimatike shumë të favorshme për panele fotovoltaike. Intensiteti i lartë i rrezatimit diellor dhe kohëzgjatja e këtij rrezatimi përcaktojnë një potencial energjitik të madh për shfrytëzimin e energjisë elektrike të prodhuar nga panelet fotovoltaike .
Vendi ynë konsiderohet me regjim të mirë të energjisë diellore dhe potencial të lartë të rrezatimit diellor. Energjia diellore është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen. Ky është një burim natyror energjie i pashtershëm dhe është rezerva natyrore më e madhe e energjisë e shpërndarë kudo në botë. Ajo ndodhet në sasi më të mëdha se sa nevojat tona për energji. Është e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime të tjera, nuk paraqet asnjë rrezik për ndotjen e mjedisit.
Këta faktor bëjnë që panelet diellore në Shqipëri të kenë një rendiment të lartë. Kjo që do të thotë një kthim më të shpejtë i investimit në krahasim me vendet e tjera të Europës
Në vendin tonë, numri i ditëve me diell ndryshon mesatarisht 240-260 ditë në vit deri në një maksimum 280-300 ditë në vit. Në Shqipëri është momenti i duhur për të investuar në sistemet fotovoltaike. Në bazë të rendimentit të paneleve fotovoltaike dhe çmimeve të energjisë elektrike në Shqipëri mund të llogarisim kthimin e investimit. Një investim në panelet fotovoltaike shlyhet për të paktën 6 vite për sisteme rezidenciale dhe 3 deri në 4.5 vite për impiante fotovoltaike biznesi.
Pra, përvec avantazheve të paneleve diellore në Shqipëri, një investim i tillë të siguron energji elektrike me kosto 0.
Eco Energia ju vjen në ndihmë me konsulencë teknike dhe financiare me inxhinierë të kualifikuar shqipëtar dhe gjermanë. Ne ofrojme Projekt Ide Falas si dhe konsulencë teknike dhe financiare për ata që janë të interesuar.
Ndihmoni veten, ndihmoni mjedisin!